top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUGINA E BUTRINTIT; “BUKA E VIVARIT”; SARANDË | ANTONIO MANUEL ANTUNES GONÇALVES (TURIST PORTUGEZ) KONSIDEROHET I ZHDUKUR; ASNJË GJURMË PREJ TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 28
  • 2 min read
Z. Antonio Manuel Antunes Gonçalves.
Z. Antonio Manuel Antunes Gonçalves.

Lugina e Butrintit, “Buka e Vivarit”, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit vijojnë kërkimet për gjetjen e:

1- Z. Antonio Manuel Antunes Gonçalves, me moshë 57 vjeç, qytetar portugez.


Sipas të dhënave penale paraprake kumtohet se:

1- Rreth orës 18:00, hyri për t’u larë në det dhe nuk doli më prej andej”. (Në zonën pranë lagunës së Butrintit, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ku ai ishte me disa të miq).

Z. Antonio Manuel Antunes Gonçalves.
Z. Antonio Manuel Antunes Gonçalves.

Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Njoftim | Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.


Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page