top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KSAMIL; SARANDË | MARIO SELISHTA (NGA DIBRA) U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; U DËRGUA NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Ksamil, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një aksident automobilistik ngjau sonte mes një automjeti dhe një motomjeti.


Si pasojë, mbeti i plagosur:

1- Z. Mario Selishta, me moshë 29 vjeç, nga Dibra.


Njoftim | Sarandë/Informacion paraprak.


Sot, rreth orës 21:10, në Ksamil, shtetasi turk D. T., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Itali.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page