SAMUEL TAFÇIU VDIQ NË ITALI NË DITËN E PARË TË PUNËS | NJË FABRIKË E PALIGJSHME FISHEKZJARRESH SHPËRTHEU DHE VRAU SAMUEL TAFÇIUN + AURORA ESPOSITON + SARA ESPOSITON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19, 2024
- 2 min read
Updated: Nov 21, 2024

Napoli, Itali | “Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na telefonuan në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas një fëmijë katër muajsh”, tha vjehrra e z. Samuel Tafçiu, i cili, mbeti i vdekur.
Me zë të thyer nga dhimbja flet nëna e partneres së z. Samuel Tafçiut, i cili, ndodhej mes tre viktimave të shpërthimit në fabrikën e paligjshme të fishekzjarrëve në Erkolano (Ercolano), provincë e Napolit.
Me të ishin Aurora Esposito dhe Sara Esposito, dy motra 19 dhe 24 vjeçe. Ishte dita e parë e punës për të tre.
“Djali shqiptar - thotë gruaja - jetonte në shtëpinë e tyre në Herculaneum, jo shumë larg vendit të tragjedisë. Ai mbushi 18 vjeç në qershor dhe u bë baba katër muaj më parë. Fabrika, në një godinë në lagjen Pataka (Patacca), sipas disa dëshmive ishte ngritur gjatë fundjavës dhe kishte hyrë në punë vetëm sot, më 18 nëntor 2024”.
“Dhëndri im ishte jashtë - vazhdon gruaja - ishte dita e tij e parë. Dy vajzat punonin atje për të ndihmuar nënën e tyre. Nuk e dimë se çfarë ndodhi.
Në të tilla fabrika, shumë njerëz gjejnë punë, shpesh për disa javë dhe ilegalisht. Një punë me rrezik të lartë. Fabrika pak a shumë të mëdha, qëllimi i të cilave është të furnizojnë shitësit me fishekzjarre për festa.
Sot ishte dita e tyre e parë në punë. Sipas hetimeve fillestare, në fakt aktiviteti i paligjshëm kishte nisur gjatë fundjavës.
Është shumë herët për të thënë saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin”.
“Më jep një armë, dua të qëlloj veten”, thuhet se i tha policisë babai i 18-vjeçarit të mbetur të vdekur në vednin e punës.
Zhurma e shpërthimit u dëgjua kilometra larg, në të gjithë zonën e Vezuvit. Pastaj u ngrit një kolonë tymi. Zjarrfikësit po punojnë për sigurimin e zonës.
“Ishte dita e parë e punës për të tre. Nga sa kuptojmë - tha një dëshmitar - fabrika u hap në mes të së premtes dhe të dielës dhe sot ishte dita e parë aktuale e punës.
Nuk e di kush e drejton. Di vetëm që sot në mëngjes shkuan ta merrnin jashtë një lokali për ta nisur në punë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



___.png)



















Comments