TIRANË | ARDIT GJOKROSA U EKSTRADUA NGA REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË; HAMZA TERZIU U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI NË BULQIZË.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Republika Federale e Gjermanisë:
1- Z. Ardit Gjokrosa.
Ai konsiderohet i përfshirë (në bashkëpunim me disa subjekte të tjerë) në përpjekje për vrasjen me armë zjarri të:
1- Z. Hamza Terziu; i shpëtoi një sulmi të armatosur të ndodhur në datën 21.05.2020 në Bulqizë; banesa e tij u qëllua me breshëri në përpjekje për ta vrarë; mbeti i plagosur.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkleje penale të parashikuar si:
1- Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, e kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
2- Grup i strukturuar kriminal, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal.
3- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments