RUSIA ËSHTË GATI TË NISË SULME ME DRONË NGA DETI NË ITALI + FRANCË + SPANJË.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Rusia po përgatitet për sulme të reja me dronë në Evropë, por këtë herë do të synojë vendet e Mesdheut; Francën, Spanjën dhe gjithashtu Italinë”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Mundo”, duke shtuar se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë mbledhur informacione mbi planet e përshkallëzimit të Kremlinit dhe i kanë ndarë ato me disa qeveri evropiane.
“Ata do të përdorin dronë të lëshuar nga deti, të fshehur në kontejnerë; nuk është aspak e vështirë”, - tha një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes lituaneze.
Autoritetet lituaneze e dinë llojin e dronit që rusët mund të përdorin kundër Spanjës, Francës ose Italisë.
Besohet të jetë një “Gerbera”; afërsisht dy metra i gjatë, me një hapje krahësh prej 2.5 metrash, me peshë deri në 18 kilogramë, i aftë të arrijë shpejtësi prej rreth 160 kilometrash në orë dhe një rreze veprimi të deklaruar prej 600 kilometrash.
Një anije tregtare mund të mbajë disa nga këto dronë, të cilët lëshohen me shumë më pak vështirësi se një “Shahed” ose një “Geran”.
Nga një distancë prej 200 ose 300 kilometrash nga bregu, fluturimi do të zgjaste rreth një orë e pesëmbëdhjetë minuta ose dy orë, varësisht nga shpejtësia aktuale.
Ngarkesa e tij e vogël shpërthyese (4-5 kg) nuk është e mjaftueshme për të shkatërruar një strukturë të madhe, por mund të shkaktojë një zjarr, të dëmtojë pajisjet e ekspozuara ose të mbyllë përkohësisht një port ose aeroport.
Sipas hartës së botuar nga enti mediatik “El Mundo”, e gjithë Italia - përveç verilindjes - do të ishte brenda rrezes së veprimit.
Lituania, ashtu si vendet e tjera, u bë e vetëdijshme për këtë informacion menjëherë pas udhëtimit misterioz të drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhan Ratkllif (John Ratcliffe), në Moskë më 25 gusht.
Sipas burimeve të njohura me alarmin, qeveritë e Spanjës, Francës dhe Italisë u informuan gjithashtu se Rusia po përgatiste një operacion të mundshëm me dronë kundër njërit prej këtyre vendeve.
Spanja, Franca dhe Italia, do të kenë fushata zgjedhore dhe zgjedhje në vitin 2027 dhe do të presin forca radikale të afta për të shfrytëzuar frikën dhe zhgënjimin me Ukrainën.
Sidomos në Francë dhe Itali, ka lidhje ose qëndrime të përafërta qartësisht me interesat e Kremlinit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments