top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA RIHODHI NË QARKULLIM TEZËN SE UKRAINA E PAS MBARIMIT TË “OPERACIONIT SPECIAL” DO TË DUHET TË QEVERISTET NGA ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Ideja e futjes së qeverisjes së jashtme në Ukrainë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara pas përfundimit të operacionit të posaçëm ushtarak është një nga opsionet e mundshme për zgjidhjen e konfliktit dhe Rusia është e gatshme ta diskutojë atë me vendet e tjera”.

 

Kështu tha Zv/Ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin - në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Tass”.


Ideja nuk është e re”, tha ai.


Në mars të vitit 2025, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se, në rastin e Ukrainës, krijimi i një administrate të jashtme nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara është një nga opsionet e mundshme.


Precedentë të ngjashëm kanë ndodhur në aktivitetet paqeruajtëse të organizatës botërore.


Në përgjithësi, Rusia është e gatshme të diskutojë me Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe të tjerët mundësinë e futjes së qeverisjes së përkohshme të jashtme në Kiev”, tha ai më tej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page