RUSIA DHE KINA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR GAZSJELLËSIN E RI “FUQIA E SIBERISË 2” (POWER OF SIBERIA 2).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Pekin, Kinë | Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndërtuar tubacionin e gazit Power of Siberia 2 drejt Kinës dhe tubacionin tranzit Soyuz Vostok përmes Mongolisë.
Agjencia e lajmeve “Bloomberg” e raporton këtë, duke cituar atë që numri një i grupit, Aleksi Millër (Alexey Miller), i tha agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.
Rusia aktualisht furnizon me gaz Kinën nëpërmjet një tubacioni tjetër, Fuqia e Siberisë, me një kapacitet të parashikuar prej 38 miliardë metrash kub në vit.
Nga viti 2027, e ashtuquajtura rrugë e Lindjes së Largët pritet të rrisë rrjedhat vjetore ruse në Kinë me 10 miliardë metra kub të tjerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments