KINA DHE RUSIA DO TË NËNSHKRUAJNË SHUMË SHPEJT NJË KONTRATË PËR GAZSJELLËSIN POWER OF SIBERIA 2.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 19, 2024
- 1 min read
Pekin, Kinë | Rusia dhe Kina synojnë të nënshkruajnë një kontratë për ndërtimin e gazsjellësit Power of Siberia 2 në të ardhmen e afërt.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri rus, Aleksander Novak, në televizionin “Rossija 1”.
“Ne synojmë të përfundojmë procedurën e rishikimit në të ardhmen e afërt dhe të nënshkruajmë një kontratë për ndërtimin e një gazsjellësi me një kapacitet prej 50 miliardë metra kub gaz përmes territorit të Mongolisë. Ka edhe projekte të tjera të reja”, tha z. Novak.
Power of Siberia 2 është një projekt për furnizimin me gaz nga Rusia në Kinë nëpërmjet Mongolisë, i cili, do të ketë një normë rrjedhjeje prej 50 miliardë metrash kub në vit.
Në fillim të vitit 2022, u nënshkrua një protokoll për rezultatet e ekzaminimit të studimit të fizibilitetit të projektit të ndërtimit dhe një marrëveshje për kryerjen e punës së projektimit dhe rilevimit, si dhe një plan aktiviteti për grupin e përbashkët të punës së Qeverisë së Mongolisë dhe Gazprom-it për periudhën 2022-2024.
Në muajin mars të vitit 2023, presidenti rus Vladimir Putin tha se pothuajse të gjitha parametrat e projektit ishin rënë dakord.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































