RUSIA DEKLARON SE ËSHTË GATI TË RIFILLOJË BISEDIMET ME UKRAINËN NË STAMBOLL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Rusia është gati të rifillojë negociatat e paqes me Ukrainën në Stamboll”, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”, duke cituar një zyrtar të ministrisë së jashtme të mërkurën.
Që kur palët u takuan në qytetin turk më 23 korrik, nuk ka pasur bisedime ballë për ballë.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citoi zyrtarin Aleksei Polishçuk (Alexei Polishchuk) të ketë thënë se zyrtarët turq kishin kërkuar vazhdimisht një rifillim të negociatave të paqes.
“Ekipi rus është gati për këtë, topi është në fushën e Ukrainës”, tha ai.
Ukraina hedh poshtë pohimet e Kremlinit se është fajtore për procesin e ngecur të paqes, ndërsa lufta po i afrohet fundit të vitit të katërt.
Në takimin e 23 korrikut, i cili, zgjati vetëm 40 minuta, pala ukrainase propozoi një takim në gusht midis Presidentit Volodimir Zelenski dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Më pas, Kremlini tha se Presidenti Putin ishte i gatshëm të takohej me Presidentin Zelenski, por vetëm në Moskë - një kusht i refuzuar nga Kievi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments