top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI RUS I JASHTËM SERGEI LAVROV: NEGOCIATA ME UKRAINËN MË 2 QERSHOR NË STAMBOLL; DO TË PARAQESIM MEMORANDUMIN TONË PËR PAQEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia propozon një raund të dytë negociatash të drejtpërdrejta me Ukrainën më 2 qershor në Stamboll për të paraqitur memorandumin e saj mbi procesin e paqes”.


Kështu deklaroi Ministri rus i Jashtëm Sergei Lavrov.


Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Vladimir Medinski”, tha ministri Lavrov në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme, është gati të paraqesë memorandumin dhe të japë të gjitha shpjegimet e nevojshme.


Dua të shpreh edhe një herë mirënjohjen time për partnerët tanë turq për ofrimin e një platforme mikpritëse për takimin”, shtoi kreu i diplomacisë ruse.


Shpresojmë që të gjithë ata që janë sinqerisht të interesuar, dhe jo vetëm verbalisht, për suksesin e procesit të paqes, do të mbështesin mbajtjen e një raundi të ri negociatash të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në Stamboll”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page