RUMANI | NJË DRON DETAR SHPËRTHEU NË PORTIN E KONSTANCËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read
Bukuresht, Rumani | Një dron detar u pa këtë mëngjes në portin e Konstancës, në bregdetin rumun të Detit të Zi, duke bërë që autoritetet të evakuojnë menjëherë zonën.
Disa minuta pas zbulimit, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në zonën e portit.
Ministria e Mbrojtjes, duke pohur shpërthimin, njoftoi se nuk pati të lënduar.
Mjeti pa pilot ndodhej pranë një doku të përdorur nga Agjencia Rumune për Shpëtimin e Jetës Njerëzore në Det (ARSVOM).
Ende nuk është e qartë nëse droni u shpërtheu në mënyrë të kontrolluar nga skuadrat e bombave apo shpërtheu në mënyrë autonome.
Dëshmitarët e cituar nga entet mediatike vendore thanë se dëgjuan një “bum” të fortë në disa zona të portit.
Inspektorati i Situatave të Emergjencave njoftoi mbajtjen e një konference për shtyp për të dhënë detaje të mëtejshme mbi incidentin.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një incidenti tjetër të rëndë në Rumaninë lindore, kur një dron rus Geran-2 u përplas në një ndërtesë banimi në Galati (Galați), duke shkaktuar shpërthim, zjarr dhe plagosje për dy veta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments