top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUMANI: MIJËRA VETA U TUBUAN NË SHESHE PËR TË SHPREHUR SIMPATI PËR BASHKIMIN EVROPIAN DHE KUNDËR KANDITATIT TË DJATHTË PRESIDENCIAL GEORGE SIMION I CILI MORI 40.9% TË VOTAVE NË RAUNDIN E PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Bukuresht, Rumani | Në Rumani, mijëra njerëz demonstruan dje në Bukuresht dhe qytete të tjera të vendit në Ditën e Evropës në mbështetje të Bashkimit Evropian, përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për 18 maj.

 

Një sfidë që sipas sondazheve e sheh kandidatin e ekstremit të djathtë George Simion përpara qendristit të moderuar Nikusor (Nicusor) Dan.

 

Në Bukuresht, siç raportohet nga mediat rajonale, rreth 15000 njerëz u mblodhën në qendër të qytetit me flamuj rumunë dhe të BE-së dhe pankarta me slogane të tilla si: “Rusi, mos harro se Rumania nuk është e jotja”; “Ne duam që vendi ynë të ecë përpara, jo prapa”.

 

Në Timishoara, protestuesit mbanin lart një banderolë të madhe ku shkruhej: “Më mirë i vdekur sesa fashist”.

 

Protestuesit u mbështetën nga presidenti i përkohshëm Ilie Bolojan, i cili, shkroi në rrjtin social virtual Iks (X): “Sot, në Ditën e Evropës, ne reflektojmë mbi faktin se 18 vjet anëtarësimi i Rumanisë në Bashkimin Evropian kanë sjellë më shumë mundësi, më shumë infrastrukturë dhe shanse për vendin tonë për të përparuar në një Evropë të bashkuar”.

 

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 4 maj, z. Simion fitoi me 40.9%, ndërsa z. Dan mori 20.9%, një rezultat i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, ndryshe nga ajo që bënë gjyqtarët në fund të vitit të kaluar, kur vetëm dy ditë para balotazhit më 8 dhjetor, ata anuluan rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor, të fituar nga ekstremisti tjetër i krahut të djathtë kalin Georgesku (Calin Georgescu).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page