top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUMANI | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË 7 TË VDEKUR + 3 TË PLAGOSUR (MES TYRE VASIL PILO DHE GENCI SADIKU).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Z. Vasil Pilo
Z. Vasil Pilo

Bukuresht, Rumani | Të paktën shtatë veta kanë vdekur - sipas informacioneve të fundit - në një aksident automobilistik që ndodhi në Qarkun Timish (Timiş), Rumani, dhe tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, me njërin që konsiderohet serioz.


Një nga automjetet e përfshira në aksidentin automobilistik
Një nga automjetet e përfshira në aksidentin automobilistik

Sipas entit mediatik rumun digi24.ro , aksidenti - ku u përfshinë tifozë të PAOK-ut që udhëtonin me rrugë tokësore për në Francë - ndodhi në autostradën DN6 - E70 në Rumani.

Pamje filmike amatore të aksidentit automobilistik

Sipas mediave rumune, në aksident u përfshinë gjithsej 4 makina. Një kamion, një minibus dhe dy makina të tjera.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Minibusi që duket se është përplasur ballë për ballë me një kamion po transportonte tifozë të PAOK-ut që po udhëtonin nga Greqia nëpërmjet autostradës rumune për në Francë për ndeshjen e ekipit nga Selaniku në Lion; ku PAOK-u do të luajë kundër ekipit francez të enjten - në raundin e 8-të të Fazës së Ligës së Evropës.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Dy nga viktimat janë:

1- Z. Vasil Pilo.

2- Z. Genci Sadiku.

Z. Vasil Pilo
Z. Vasil Pilo

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page