RUMANI | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË 7 TË VDEKUR + 3 TË PLAGOSUR (MES TYRE TIFOZË GREKË TOPAKËMBASI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 22 hours ago
- 1 min read
Updated: 4 hours ago

Bukuresht, Rumani | Të paktën shtatë veta kanë vdekur - sipas informacioneve të fundit - në një aksident automobilistik që ndodhi në Qarkun Timish (Timiş), Rumani, dhe tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, me njërin që konsiderohet serioz.
Sipas entit mediatik rumun digi24.ro , aksidenti - ku u përfshinë tifozë të PAOK-ut që udhëtonin me rrugë tokësore për në Francë - ndodhi në autostradën DN6 - E70 në Rumani.

Sipas mediave rumune, në aksident u përfshinë gjithsej 4 makina. Një kamion, një minibus dhe dy makina të tjera.
Minibusi që duket se është përplasur ballë për ballë me një kamion po transportonte tifozë të PAOK-ut që po udhëtonin nga Greqia nëpërmjet autostradës rumune për në Francë për ndeshjen e ekipit nga Selaniku në Lion; ku PAOK-u do të luajë kundër ekipit francez të enjten - në raundin e 8-të të Fazës së Ligës së Evropës.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Dy nga viktimat janë:
1- Z. Vasil Pilo.
2- Z. Genci Sadiku.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments