GREQI | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: SHBA-ës DUAN NJË EVROPË TË FORTË; SA MË TË FORTË TË JENË ANËTARËT INDIVIDUALË TË NATO-s AQ MË E FORTË ËSHTË NATO.

Athinë, Greqi | “Ne duam që aleatët tanë të jenë të fortë.
Sa më të fortë të jenë ata, aq më të fortë jemi ne kolektivisht …
Ne duam një Evropë të fortë.
Ne duam partnerë të fortë në Evropë”.
Kështu tha sekretari i shtetit Marko (Marco) Rubio para gazetarëve në aeroportin e Athinës, përpara se të nisej për në Portugali, ndalesa e fundit e turneut të tij evropian, i cili filloi këtë javë në Islandë.
“Sa më të fortë të jenë anëtarët individualë të NATO-s - socialisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht - aq më e fortë është NATO-ja”, - tha sekretari Rubio.
“Shumë vende kanë shtuar përpjekjet e tyre.
Sinqerisht, gjermanët po bëjnë pjesën e tyre për të forcuar veten.
Mendoj se ka shenja pozitive në shumë fusha të ndryshme ku kjo po ndodh.
Dhe sigurisht, ka disa vende që janë më të ngadalta dhe e di që ato janë nën presion të fortë të brendshëm.
Megjithatë, mendoj se është mirë për të gjithë ata”, - tha sekretari Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments