GREQI | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: PERËNDIMI ËSHTË NË UDHËKRYQ. EVROPA MUND TË ZGJOHET NGA GJUMI I GJATË; FJALA NACIONALIZËM ËSHTË BËRË FYERJE.

Athinë, Greqi | “Ne besojmë se Evropa mund të zgjohet nga gjumi i gjatë dhe të ringjallë zjarrin që u ndez këtu mijëvjeçarë më parë”.
Kështu tha sekretari amerikan i shtetit Marko (Marco) Rubio, gjatë fjalimit të tij në Kodrën Pniks.
“Këtu ne dëshmuam manifestimin e parë të plotë të të gjitha karakteristikave themelore që më vonë do të përcaktonin Perëndimin.
Një kuriozitet i pangopur.
Një etje për të kuptuar misteret e natyrës.
Një përpjekje për të zhytur në të panjohurën.
Sot ndodhemi në një udhëkryq (...)
Dhjetëvjeçari i ardhshëm do të shkruajë historinë e shekullit të ardhshëm.
Nëse Perëndimi do të qëndrojë në pozicionin e tij apo do t’i dorëzohet një bote në rënie.
Shumë gjëra nga Perëndimi kanë harruar.
Kemi ardhur të ndihemi të turpëruar për gjërat që na bënë unikë.
Begatia jonë është bërë burim faji.
Fjala nacionalizëm është bërë një fyerje.
I kemi mësuar fëmijët tanë të turpërohen për vendet që do të trashëgojnë”, - tha sekretari Rubio, i cituar nga enti mediatik vendor “Kathimerini”.
Sekretari Rubio është në një vizitë zyrtare në Athinë, si pjesë e sesionit të gjashtë të Dialogut Strategjik ShBA-Greqi, i cili përqendrohet në bashkëpunimin energjetik dhe mbrojtës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments