top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ÇAUSH ASLLANI”; FSHATI KATUND I RI; ELBASAN | XHULIO MUSAJ U ARRESTUA; DJEGIE AUTOMJETI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Rruga “Çaush Asllani”, Fshati Katund i Ri, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xhulio Musaj.


Njoftim | Elbasan.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Night 2”.


Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.


Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin, dje, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pasi kanë marrë njoftimin se në rrugën “Çaush Asllani”, në fshatin Katund i Ri, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Night 2”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Si rezultat i hetimeve dhe i administrimit të pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi:

Xh. M., 31 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.


Ky shtetas dyshohet se më datë 20.11.2025, ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e një 29-vjeçari, për motive të dobëta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Xh. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page