RRUGA “ZAGREBI”; PRISHTINË | PUNONJËSI I POLICISË ISMET ISUFI (NGA FSHATI KEÇEKOLLË) U GJET I VDEKUR NË AUTOMJETIN E TIJ TË AKSIDENTUAR (DYSHOHET NGA SULM NË ZEMËR - ATAK KARDIAK).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rruga “Zagrebi”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni:
1- Punonjësi i Policisë Ismet Isufi, nga fshati Keçekollë, u gjet i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar (dyshohet nga sulm në zemër - atak kardiak).
Njoftim | Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.
Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit, thuhet shkurtimisht në një njoftim zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments