top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “BESIM NDRECA”; PRISHTINË | U ARRESTUAN ARDIAN LIKA; MIRI BODLLI; ADEM BRAHOLLI; SHPËTIM BRAHOLLI; 4.6 KG KOKAINË + ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
Pamje fotografike e Policisë së Republikës së Kosovës
Pamje fotografike e Policisë së Republikës së Kosovës

Rruga “Besim Ndreca”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Ardian Lika, me moshë 52 vjeç.

2- Z. Miri Bodlli, me moshë 54 vjeç.

3- Z. Adem Braholli, me moshë 28 vjeç.

4- Z. Shpëtim Braholli, me moshë 32 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Leutrim Zeka, me moshë 31 vjeç.


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Katër pikë gjashtë (4.6) kg kokainë.

2- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).

3- Municion luftarak (14 fishekë).

4- Aparate telefonikë të lëvizshëm të tipit iPhone dhe Samsung.

5- Automjet “Mercedes C200” + “Golf 6”.

6- Motomjet me katër rrota.

7- Të holla (kesh).


Njoftim | Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë, pas një hetimi disa mujor, të premten më datë 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.


Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993).


Po ashtu dy të dyshuar nuk janë gjetur dot dhe ndodhen në arrati.


Gjatë realizimit të operacionit u gjetën dhe sekuestruan:

Substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,

* një pistoletë me 14 fishekë,

* dy telefona celular,

* para (euro, lekë dhe dollar kanadez),

* dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.


Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, u tha në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page