PRISHTINË | GANI GECI U ARRESTUA; KANOSJE NDAJ GAZETARIT LIRIM MEHMETAJ.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Gani Geci.
Ai konsiderohet i përfshirë në kanosje ndaj:
1- Z. Lirim Mehmetaj, me profesion gazetar, për shkaqe që lidhen me lirinë e shprehjes në raport me deputetin e subjektit politik “Lëvizja Vetëvendosje” Fatos Geci.
Deklaratë | “Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, - tha z. Mehmetaj.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje”.
Deklaratë | Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në “Che Bar”.
Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës.
Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar.
Kështu u tha në një deklaratë me anë të së cilës mohoet arrestimi i z. Gani Geci.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments