RRUGA “VËLLEZËRIT QAKA”; KAÇANIK | SYLEJMAN RAKA DHE VALTON GULA U ARRESTUAN.

Rruga “Vëllezërit Qaka”, Kaçanik, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sylejman Raka, me moshë 40 vjeç.
2- Z. Valton Gula, me moshë 30 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në konfikt verbal dhe fizik me punonjësit e Policisë në krye të detyrës; dyshohet për një masë administrative (gjobë) të lidhur me qarkullimin rrugor me automjet.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
2- “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments