FSHATI DOGANAJ; KAÇANIK | BLEON CENA U PROCEDUA PENALISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Fshati Doganaj, Kaçanik, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Bleon Cena, me moshë 23 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në sherr me një subjekt (mashkull) për shkaqe që janë nën hetim penal paraprak.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë zjarri.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm”.
2- “Kanosje me armë”.
3- “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments