top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “VIKTOR HYGO”; PRISHTINË | LEART CANOLLI U ARRESTUA; DISA ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read
ree

Rruga “Viktor Hygo”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Leart Canolli, me moshë 19 vjeç.


Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri automatike të gjatë (krahu).

2- Një pushkë ajrore.

3- Një armë zjarri të shkurtër brezi.

4- Dy karikatorë.

5- Municion luftarak (9 fishekë).


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Përdorimi i armës”.

2- Armëmbajtje pa leje”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page