top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RIMANISHTE; PRISHTINË | U ARRESTUAN 11 VETA TË KONSIDERUAR SI TË LIDHUR ME SHPËRTHIMIN E AUTOMJETIT TË DREJTORIT TË QENDRËS KLINIKE UNIVERSITARE TË KOSOVËS; EMRAT NJË PËR NJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9
  • 2 min read
ree

Fshati Rimanishte, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Faton Hajzeraj, me moshë 40 vjeç.

2- Z. Ylber Syla, me moshë 31 vjeç.

3- Z. Fatmir Dodaj, me moshë 26 vjeç.

4- Z. Hamza Tahiri, me moshë 59 vjeç.

5- Znj. Majlinda Heka, me moshë 53 vjeçe.

6- Znj. Sadije Hasana, me moshë 64 vjeçe.

7- Znj. Flutura Farici, me moshë 59 vjeçe.

8- Znj. Mimoza Hoti, me moshë 54 vjeçe.

9- Znj. Vera Hallulli, me moshë 53 vjeçe.

10- Z. Kastriot Ahmeti, me moshë 34 vjeç.

11- Z. Ermal Syla, me moshë 26 vjeç.


Ata konsiderohen subjekte të lidhur me shpërthimin e automjetit të drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (në datën 30.04.2025) i gjendur në parking.


Gjatë kontrollit fizik subjekteve të mëposhtëm iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një aparat telefonik i lëvizshëm iPhone 12 + një laptop + dokumente të ndryshme (Z. Faton Hajzeraj, me adresë në rrugën “Fan Noli”, në Prishtinë):

2- Disa aparate telefonikë të lëvizshëm + radiolidhje + një palë pranga metalike + municion luftarak (6 fishekë) - (Z. Ylber Syla, me adresë në rrugën “Pavarësia”, në Prishtinë)

3- Një armë zjarri e shkurtër (brezi) + karikator + 12 fishekë + një armë e gjatë automatike (krahu) AK-47 + pesë karikatorë + municion luftarak (99 fishekë) + një armë e ftohtë (thikë) + disa aparate telefonikë të lëvizshëm + një sasi hashashi + pajisje për kultivim (Z. Ylber Syla në fshatin Rimanishte).

Njëqind e dyzet e dy (142) kg e 172 gramë hashash.
Njëqind e dyzet e dy (142) kg e 172 gramë hashash.

Hetimet penale paraprake janë duke u thelluar me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të rolit të gjithësecilit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page