RRUGA “VARDARSKA”; LOKALI “DISKO”; MITROVICË E VERIUT | STEFAN XHORXHEVIÇ (DJORDJEVIC) U PROCEDUA PENALISHT; NJË VEPËR PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 hours ago
- 1 min read
Rruga “Vardarska”, Lokali “Disko”, Mitrovicë e Veriut, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Stefan Xhorxheviç (Djordjevic), me moshë 18 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në hapjen për shërbim ndaj publikut të një njësie biznisi të emërtuar “Disko”, ndaj së cilës, autoritetet përgjegjëse kishin marrë masë administrative me natyrë pezulluese për shkak të mungesës së kushteve të higjenës.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Heqje apo dëmtim i vulave ose sendeve zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





































Comments