RRUGA “SHAQIR HASANI”; FERIZAJ | TRING ISMAJLI U PROCEDUA PENALISHT; DY VEPRA PENALE TË LIDHURA ME ARMËMBAJTJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 2
- 1 min read
Rruga “Shaqir Hasani”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan peanlisht në gjendje të lirë:
1- Z. Tring Ismajli, me moshë 30 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në të shtëna me armë zjarri në ajër gjatë festës së ndërrimit të moteve; akt kriminal i shfaqur në rrjetet sociale virtuale.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale penale paraprake u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments