RRUGA “HAMZË JASHARI”; “XHAMIA E VOGËL”; FERIZAJ | FATLUM AHMETI U ARRESTUA; MORI 100 € NË ARKËN E XHAMISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Rruga “Hamzë Jashari”, “Xhamia e Vogël”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Fatlum Ahmeti, me moshë 29 vjeç.
Ai konsiderohet i përfshirë në vjedhje në objektin e kultit islam, të njohur si “Xhamia e Vogël”; nga ku mori rreth njëqind (100) € që gjendeshin në arkën e bamirësisë; ngjarje kriminale e ndodhur mbrëmjen e datës 09.12.2025.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

































Comments