RRUGA “SELITË E VOGËL”; TIRANË | LUAN SHABANI U ARRESTUA; KOBURE NË MAKINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Rruga “Selitë e Vogël”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Luan Shabani, me moshë 41 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni i koduar “Doreza”.
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet gjatë kontrolleve nga shërbimet “Shqiponja”, 41-vjeçari.
I arrestuari, për të fshehur armën, kishte improvizuar një hapësirë në derën e automjetit.
Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me krehër dhe fishekë.
Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments