RRUGA “REMZI HOXHA”; FERIZAJ | FATON MAHMUTI U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË PËRDHUNIMIN E NJË VAJZE TË MITUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 31
- 1 min read

Rruga “Remzi Hoxha”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Faton Mahmuti, me moshë 22 vjeç.
Ai u denoncua nga një subjekt i mitur (femër), me moshë 15 vjeçe, për përdhunim (sipas viktimës, akti i parë kriminal pat ndodhur në muajin shtator; i dyti, në datën 29.10.2025, në një banesë të gjendur në rrugën “Remzi Hoxha”, Ferizaj).
I konsideruari si doras në vepër penale mohoi aktin e përdhunimit dhe shtoi se akti seksual ishte i mbështetur mbi mirëkuptimin dhe dëshirat erotike të palëve.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Dhunimi”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments