FERIZAJ | U ARRESTUAN ENDRIT VOGLIQI; EDONIS ELEZI; QËNDRIM TERZIJA; TREGTI KOKAINE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 29
- 1 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Endrit Vogliqi, me moshë 21 vjeç.
2- Z. Edonis Elezi, me moshë 22 vjeç.
3- Z. Qëndrim Terzija, me moshë 33 vjeç.
Gjatë kontrolleve në vendndodhje të ndryshme u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Katërqind e dyzet e gjashtë pikë nëntë (446.9) gramë kokainë.
2- Dyqind e tetëdhjetë e shtatë pikë pesë (287.5) gramë kokainë.
3- Pesëmbëdhjetë mijë e pesë (15005) €.
4- Tremijë e nëntëqind e pesëdhjetë (3950) franga zvicerane.
5- Dy automjete.
6- Dy aparate telefonikë të lëvizshëm.
7- Një peshore digjitale.
8- Etj, …
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në tregti narkotikësh me pakicë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments