top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ORGES FERAZINI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE PRANË SHKOLLAVE PUBLIKE LAIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
5 days ago
2 min read
Orges Ferazini
Z. Orges Ferazini

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Orges Ferazini, me moshë 28 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Vijon operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, i zhvilluar 3 ditë më parë.


Sekuestrohen 2 pistoleta me municion, 235 doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike.


Vihet në pranga 28-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.


Në vijim të administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, i cili gjithashtu dyshohej se mbante në banesë, armë zjarri dhe lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan punën.


Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e banesës në rrugën “Rreshit Petrela”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë të dyshuarin, shtetasin O. F., 28 vjeç, banues në Tiranë.


Gjithashtu, gjetën në banesë 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.


28-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e përfshirjes së 28-vjeçarit, në veprimtari kriminale, si dhe për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page