RRUGA MONTILIO (VIA MONTIGLIO); ROMË | NJË ÇIFT BASHKËSHORTËSH DHE VAJZA E TYRE E MITUR U GJETËN TË VRARË; I PLAGOSUR U GJET DJALI I TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 42 minutes ago
- 1 min read

Romë, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Tre subjekte me origjinë nga Bangladeshi u gjetën të vdekur, të therur me thikë.
Bëhet fjalë një çift bashkëshortësh dhe vajzën e tyre të mitur.
Ngjarja kriminale ndodhi në zonën Pineta Saketi (Sacchetti).
Hetimet mjeko-ligjore janë duke u zhvilluar. Skuadra Fluturuese po heton incidentin.
Në vendngjarje kishte një tjetër të mitur të plagosur; ai është fëmija më i madh i çiftit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments