MILANO; ITALI | TRE 17-VJEÇARË MBETËN TË VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTK; SHOFERI KISHTE PIRË ALKOOL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Senago, Milano, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Tre 17-vjeçarë, dy të rinj dhe një e re, u përfshinë në aksident automobilistik në agim e sotëm.
Si pasojë, mbetën të vdekur.
Automjeti me të cilin udhëtonin së bashku me gjashtë veta të tjerë u përplas në Kanalin Viloresi në Senago, pranë Milanos.
Drejtuesi i automjetit, një qytetar italian 19-vjeçar, po hetohet për vrasje të rëndë me automjet.
Ai rezultoi pozitiv për alkool.
Karabinierët dhe zjarrfikësit, së bashku me zhytësit, mbërritën në vendngjarje për të nxjerrë kufomat.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments