FRANCË | SHKOI NË 55 NUMRI I PERSONAVE TË MBYTUR PËR SHKAK TË TEMPERATURAVE TË LARTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Paris, Francë | “Numri i vdekjeve nga mbytja në Francë që nga fillimi i valës së të nxehtit ka arritur në 55. Qeveria ka frikë se mund të rritet më tej”.
Kështu tha ministrja e Sportit Marina Ferrari.
“Mbrëmë (të enjten) patëm 55 (mbytje), por kemi frikë se situata mund të përkeqësohet”, tha ajo për entin mediatik vendor “Franceinfo TV”.
Policia e Parisit u ka kërkuar organizatorëve të anulojnë disa ngjarje publike, përfshirë Paradën e Krenarisë të kësaj fundjave, për të shmangur mbingarkesën e shërbimeve të emergjencës që janë tashmë nën presion për shkak të nxehtësisë ekstreme.
“Nëse organizatorët nuk i zbatojnë rregullat, shefi i policisë do t'i ndalojë ata”, tha zyra e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments