RRUGA “JETON TERSTENA”; VUSHTRRI | U ARRESTUAN KUSHTRIM BEQIRI DHE ALBIN BEQIRI; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Rruga “Jeton Terstena”, Vushtrri, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Kushtrim Beqiri, me moshë 21 vjeç.
2- Z. Albin Beqiri, me moshë 25-vjeçar.
Ata konsiderohen të përfshirë në hedhjen e një granate në oborrin e një banese (rreth orës 04:50, të datës 27 shkurt), akt kriminal i cili shkaktoi dëme materiale.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments