VUSHTRRI | SHKËLZEN SALIHU U ARRESTUA; INCIDENT ME POLICINË; DY POLICË TË LËNDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 14
- 1 min read

Vushtrri, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Shkëlzen Salihu.
Ai u përfshi në incident me punonjësit e Policisë në krye të detyrës, në rrugën “Shala e Bajgores”, në Mitrovicë, ndërkohë që gjendej në drejtimin e një automjeti.
Ai u ndoq dhe u arrestua Vushtrri; gjatë arrestimit mbetën të lënduar dy punonjës policie.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments