RRUGA “JANAQ KILICA”; ELBASAN | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; NEHAT URUÇI (ME MOSHË 21 VJEÇ) MBETI I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24
- 1 min read

Rruga “Janaq Kilica”, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në Elbasan.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Nehat Uruçi, me moshë 21 vjeç, banues në Elbasan.
Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments