ELBASAN | U ARRESTUAN NDRIÇIM KROI; ESMERALDA KOMICI; GERALD STAMOLLA; DROGË NË PARABURGIMIN E ELBASANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Ndriçim Kroi.
2- Znj/znjsh. Esmeralda Komici.
3- Z. Gerald Stamolla.
Njoftim | Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm kundër veprimtarisë kriminale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Hetimi, i kryer përmes metodave speciale të hetimit, ka zbuluar një mekanizëm të mirëorganizuar bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit penitenciar, me qëllim përfitimin financiar.
Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22 janar 2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19 dhjetor 2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim.
Të arrestuarit janë:
N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan
E.K., familjare e një të paraburgosuri
G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan
Sipas të dhënave hetimore, personat e përfshirë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të futur lëndë narkotike në ambientet e burgut, duke shfrytëzuar pozicionin dhe lidhjet e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit dhe rregullave të sigurisë penitenciare.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments