top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ISMAIL QEMALI”; FSHATI VALIAS; KAMËZ | FLORIN PEPKOLAJ DHE EDISON STAMBOLLI U ARRESTUAN; TREGTARË DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 22
  • 1 min read
ree

Rruga “Ismail Qemali”, Fshati Valias, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Florin Pepkolaj, me moshë 35 vjeç.

2- Z. Edison Stambolli, me moshë 36 vjeç.


Njoftim | Kamzë.


Goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza.


Arrestohen 2 autorët.


Sekuestrohen dozat e lëndës.


Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshëmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen.


Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:


-F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page