top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAMËZ | PËRPARIM MEHMETI U MBAJT PENG PËR DISA ORË; POLICIA E SHTETIT SHPALLI NË KËRKIM DY SUBJEKTE (MESHKUJ); PO NDIQEN KËMBA-KËMBËS GJERSA TË ARRESTOHEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15
  • 1 min read
ree

Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit morën dijeni se:

1- Z. Përparim Mehmeti, me moshë 65 vjeç, u mbajt peng për disa orë.


Dëshmia e viktimës së veprës penale | Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe.

 

Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova.

 

Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t'u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre.

 

Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan.


Njoftim | Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij.


Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page