RRUGA “IMER DERVISHOLLI”; FSHATI DOBRATIN; PODUJEVË | NEXHMI IMERI U PROCEDUA PENALISHT; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 30
- 1 min read

Rruga “Imer Dervisholli”, Fshati Dobratin, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Nexhmi Imeri.
Ai konsiderohet i përfshirë në të shtënat me armë zjarri të ndodhura rreth orës 20:15, të datës 29.07.2025.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
2- “Përdorim i armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments