FSHATI ALBONË (PAKASHTICË) E EPËRME; BESIANË (PODUJEVË) | MENTOR HOXHA U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR I DYSHUAR PËR ZJARRVËNIE; FAIK HALITIT IU DOGJËN SIPËRFAQE TOKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 26
- 1 min read

Fshati Albonë (Pakashticë) e Epërme, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policior:
1- Z. Mentor Hoxha.
Ai konsiderohet i përfshirë në zjarrvënie.
Gjatë intervistimit policor ai mohoi të kishte ndezur zjarr.
Konkretisht, në datën 25.07.2025, ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, i cili, i doli nga kontrolli. Për pasojë, zjarri u përhap në drejtim të sipërfaqeve bujqësore dhe pyjore.
I prekur nga zjarret ka mbetur:
1- Z. Faik Haliti, të cilit, iu dogjën sipërfaqe bujqësore.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments