RRUGA “FEHMI LADROVCI”; PRISHTINË | AGON GASHI U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25
- 1 min read

Rruga “Fehmi Ladrovci”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Agon Gashi, me moshë 32 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në kanosje me armë të ftohtë (thikë) ndaj një tjetër subjekti për shkaqe të lidhura me qarkullimin rrugor.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një mjet prerës (thikë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments