PRIZREN | U ARRESTUAN DETJON KASTRATI; LENTI ZYLFIAJ; LINDONA ZYLFIAJ; U PROCEDUA PENALISHT ADONIS KASTRATI; SHPËRTHIMI PRANË BANESAVE TË BETIM KADOLLIT DHE TË LULZIM HOTIT.

Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Detjon Kastrati.
2- Z. Lenti Zylfiaj.
3- Znj/znjsh. Lindona Zylfiaj.
Proceduan penalisht:
1- Z. Adonis Kastrati.
Ata dhe ajo konsiderohen të lidhur me shpërthimin e datës 16 qershor të vitit 2016, në rrugën “Brigada 128”, në Prizren, në afërsi të banesës së avokatit Betim Kadolli dhe të banesës së z. Lulzim Hoti.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
3- “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments