top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA E “ARBËRIT”’ FSHATI FSHAT; KLOS | KLODIAN KULLA (NIPI I NEHAT KULLËS) U GJET I VDEKUR; PO HETOHET NË DISA PISTA PENALE PARAPRAKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Updated: 14 hours ago

Z. Klodian Kulla
Z. Klodian Kulla
Z. Klodian Kulla dhe z. Nehat Kulla
Z. Klodian Kulla dhe z. Nehat Kulla

Rruga e “Arbërit” Fshati Fshat, Klos, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Klodian Kulla (nipi i z. Nehat Kulla) u gjet i vdekur poshtë një ure.

 

Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.

4- Vdekje nga shkaqe natyrale.

 

Kufoma e tij pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.

Pamje filmike nga vendi i ngjarjes
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes
Pamje filmike nga vendi i ngjarjes
Mini prodhim filmik i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks)

Njoftim | Klos.

 

Informacion paraprak.

 

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

 

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page