top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “DHEU I BARDHË”; GJILAN | U ARRESTUA DIONIS SELIMI | NË PROCEDURË PENALE U FUT EDHE KUSHTRIM SHABANI (7.42 GRAMË HASHASH + NJË CIGARE HASHASHI ME PESHË 0.86 GRAM).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 13
  • 1 min read

Rruga “Dheu i Bardhë”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Dionis Selimi.

 

Në procedurë penale u fut edhe:

1- Z. Kushtrim Shabani.

 

Ata u bënë objekt i kontrollit policor rreth orës 01:30 ndërkohë që ishin duke qarkulluar me një automjetit të tipit “BMW”.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal 7.42 gramë hashash + një (1) cigare hashashi me peshë 0.86 gram.

 

Përpos sa më lart, atyre u janë kontrolluar edhe banesat me qëllim gjetjen e të tjera sendeve të mundshme të ndaluara.

 

Zyrtarisht bëhet fjalë për veprën penale të parashikuar si:

1- Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page