top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “DEMOKRACIA”; KAMËZ | RUZHDI MICI U ARRESTUA; 1 MILIONË LEKË VJEDHJE NË AUTOMJETIN E NJË QYTETARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 1 min read
ree

Rruga “Demokracia”, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ruzhdi Mici, me moshë 44 vjeç.


Njoftim | Kamëz.


Vodhi një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, identifikohet dhe kapet menjeherë pas krimit, 44-vjeçari.


Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.


Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz.


44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.


Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page