RRUGA “BRIGADA 125”; PRIZREN | LEOTRIM FANAJ U ARRESTUA.

Rruga “Brigada 125”, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Leotrim Fanaj.
Ai konsiderohet i përfshirë në konflikt me armë zjarri.
Një punonjës Policie mbeti i lënduar nga një sulm, konkretisht z. Vehap Morina; një subjekt (mashkull) u shpall në kërkim policor.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
2- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
3- “Lëndim i lehtë trupor”.
Njoftim | Më datën 19.09.2026, rreth orës 12:50, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, në afërsi të hyrjes së Autostradës “Prizren-Jug”, ka ndodhur një përleshje mes katër personave.
Në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor-hetues, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.
Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër një mjet të mprehtë (thikë), u tha në një njoftim zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments