PRIZREN | ANITA HOXHAJ U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.

Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në aksin rrugor që lidh fshatrat Kobaj dhe Vlashnje mbeti e vdekur:
1- Znjsh/znj. Anita Hoxhaj.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve, rrethanave dhe të dinamikës së aksidentit vdekjeprurës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments