RRUGA “BILL KLINTON”; KLINË | ARMEND VISOQI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; PLAGOSI NJË PUNONJËS TË POLICISË NË KRYE TË DETYRËS DUKE I ZËNË DORËN ME DERËN E AUTOMJETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 13
- 1 min read

Rruga “Bill Klinton”, Klinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Armend Visoqi.
Ai konsiderohet subjekt i cili plagosi një punonjës të Policisë në krye të detyrës duke i zënë dorën me derën e automjetit me qëllim që të mos u nënshtrohej procedurave standarde të kontrollit.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments